BallinaLAJMEQMK: Zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në afërsi të Oktisit, një...

QMK: Zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu në afërsi të Oktisit, një aeroplan i DMSH-së është nisur drejt zonës së prekur

Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer në afërsi të fshatit Oktisi të Strugës, në vendin e quajtur Oktishka Krasta, i cili paraqet një kërcënim potencial për pronën e qytetarëve, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Siç kumtuan nga atje, në terren janë të pranishëm ekipet e NJTZ Strugë dhe një pjesë e popullsisë lokale, por sipas vlerësimit të komandantit të NJTZ Strugë, zjarri është përhapur në një terren specifik dhe të paaritshëm, gjë që pamundëson shuarjen nga toka.

Për këtë arsye, shtojnë nga QMK-ja, është e domosdoshme ndërhyrja e menjëhershme nga ajri.

“Me kërkesë të kryetarit të komunës së Strugës, është dërguar kërkesë zyrtare për angazhimin e mjeteve ajrore, ndërsa me udhëzim të Qendrës për menaxhim me kriza po bëhen përgatitjet për dërgimin e mjeteve ajrore për shuarjen e zjarrit. Një aeroplan i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim “er traktor” është nisur drejt zonës zonës së prekur”, theksojnë nga QMK-ja.

QMK informoi gjithashtu se deri në orën 12 në të gjithë vendin janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat tre janë aktive, tre janë shuar, ndërsa një është nën kontroll.

Aktive janë zjarret në komunën e Brodit – zona me destinim të shumëfishtë “Jasen”, komunën e Strugës – Oktishka Krasta dhe komunën e Mogillës – territor i fshatit Mogillë. Nën kontroll është zjarrin në komunën e Sarajit nga fshati Radushë drejt fshatit Dvorcë, ndërsa të shuara janë në komunën e Kërçovës, fshati Çelopek, komunën e Brodit, fshati Krapë dhe komunën e Kriva Pallankës – territori i fshatit Neravë, vend i quajtur “Biljino”.

Lajme te lidhura

spot_img