BallinaLAJMEBOTAQipro dërgoi 1.200 ton ndihmë humanitare për Gazën

Qipro dërgoi 1.200 ton ndihmë humanitare për Gazën

Mbrëmë, 1.200 ton ndihmë humanitare u dërguan përmes detit nga porti qipriot në Limasol për Gazë, nga të cilat 700 ton janë nga Republika e Qipros, ndërsa pjesa tjetër nga Malta dhe organizatat ndërkombëtare humanitare, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ndihma është në kuadër të iniciativës qipriote “Amaltia” për një korridor humanitar detar për t’u përballur me krizën humanitare në Gazë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qipros njoftuan se dërgesa e ndihmës humanitare është nën patronazhin e mekanizmit për dorëzim të Kombeve të Bashkuara, ndërsa dërgesa do të mbërrijë me organizatën ndërkombëtare humanitare World Central Kitchen, të cilët do ta shpërndajnë shtesë.

Dërgesa me ndihmë humanitare është planifikuar të kalojë tranzit nëpër portin izraelit Ashdod, pa kontrolle shtesë sigurie në vendin e mbërritjes.

“Ndihma, e cila përfshin produkte ushqimore, veçanërisht për ushqyerjen e fëmijëve, vjen nga Qiproja (700 ton) përmes organizatës “CyprusAid” të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa 500 ton janë donacion nga Qeveria e Maltës, si dhe nga organizatat ndërkombëtare humanitare me seli në SHBA, Itali, Maltë dhe Kuvajt. Në këtë përpjekje të përgjithshme, mbështetja e Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe është thelbësore”, kumtuan nga MPJ-a e Qipros.

Ata falënderuan gjithashtu të gjitha shtetet dhe palët e përfshira që morën pjesë në këtë përpjekje të përbashkët, “e cila po kryhet me respekt të plotë të drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Paralelisht e përsëritën qëndrimin e Qeverisë mbi nevojën urgjente për “një fluks të shtuar, të sigurt, të papenguar dhe masiv të ndihmës humanitare për popullsinë civile në Gazë”.

“Theksohet se infrastruktura qipriote për mbledhjen, kontrollin e sigurt dhe dërgimin e ndihmave është në dispozicion të bashkësisë ndërkombëtare si një korridor shtesë humanitar. Në këtë kontekst, Qiproja do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë konstruktive si një vend nga rajoni dhe anëtari më i afërt i Bashkimit Evropian duke promovuar dhe zbatuar nisma me natyrë humanitare, theksoi ministria e Punëve të Jashtme e Qipros.

Iniciativa qipriote “Amaltia” për një korridor humanitar detar drejt Gazës u lançua në mesin e marsit të vitit të kaluar me dërgimin e anijeve të ndihmës nga Qiproja në Gazë.

Lajme te lidhura

spot_img