BallinaLAJMEBOTAQeveria e përkohshme në Venezuelë e hapur për bashkëpunim me SHBA-në

Qeveria e përkohshme në Venezuelë e hapur për bashkëpunim me SHBA-në

Udhëheqësia e përkohshme e Venezuelës sinjalizoi se është e gatshme për bashkëpunim me SHBA-në, pasi të shtunën herët në mëngjes është rrëzuar nga pushteti, arrestuar dhe dërguar në SHBA lideri autoritar, Nikolas Maduro, njoftoi DPA.

“I bëjmë thirrje Qeverisë amerikane të bashkëpunojë me ne në agjendën për bashkëpunim, të orientuar ndaj zhvillimit të përbashkët në kuadër të së drejtës ndërkombëtare për përforcimin e bashkëjetesës së përhershme”, deklaroi dje Delsi Rodrigez, presidentja e përkohshme e Venezuelës, në Instagram.

Rodrigez në fillim ka ndërmarrë qëndrim më të fuqishëm pas sulmit të SHBA-së.

“Popujt tanë dhe rajoni i ynë meritojnë paqe dhe dialog, e jo luftë”, ka shkruar ajo në porosinë e dërguar deri te presidenti amerikan, Donald Tramp dhe shtoi se “kjo përgjithmonë ka qenë porosia e presidentit Nikolas Maduro dhe kjo është porosia e tërë Venezuelës në këtë moment”.

Ajo bëri thirrje në marrëdhënie mes SHBA-së dhe Venezuelës, të bazuar në respekt, unitet sovran dhe mospërzierje.

SHBA-ja të shtunën herët në mëngjes ka sulmar caqe në Venezuelë, e kanë arrestuar Maduron dhe dërguar jashtë vendit. Ai duhet të ballafaqohet me gjykim në Nju-Jork pas akuzave për lidhje me kontrabandë me drogë.

Trampi publikoi se SHBA-ja përkohësisht do ta “menaxhojnë” Venezuelën, përkujton agjencia gjermane.

Gjykata supreme e Venezuelës e autorizoi nënpresidenten Rodrigez që përkohësisht t’i ndërmarrë autorizimet e presidentit. Ajo në fillim ka ndërmartrë qëndrim më të fuqishëm, duke kërkuar lirim të Maduros dhe duke e përshkruar operacionin amerikan si shkelje të Kartës së KB-së.

Lajme te lidhura

spot_img