Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç bënë të ditur nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska – Davkova, ajo do ta presë presidentin malazez me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoninë në Vilën “Vodno”.
Pastaj do të vijojë takim sy më sy i presidentëve, si dhe mbledhje plenare e delegacionit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.
Në kuadër të vizitës zyrtare do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim ndërmjet këshillave rinorë në kuadër të kabineteve të dy presidentëve.
Në kuadër të vizitës në vend presidenti i Malit të Zi nesër do të vendosë kurorë me lule në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spas” në Shkup.
Nesër presidentja Gordana Siljanovska – Davkova dhe presidenti Jakov Millatoviq do të mbajnë ligjëratë të përbashkët në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.



