Departamenti për siguri publike (DPS) i Jutës publikoi një video-pamje ku gjendet i dyshuari për vrasjen e aktivistit amerikan me orientim të djathtë Çarli Kirk.
Në pamje shihet se si i dyshuari vrapon përmes kulmit të ndërtesës së shkollës dhe pastaj hyn në pyll, ku më vonë gjendet arma me të cilën u vra Kirk.
I dyshuari në kulm la gjurmët e pëllëmbës, e cila mund të përmbajë ADN, ndërsa gjithashtu la edhe gjurmët e atleteve.
Bo Mojson nga DPS, tha se policia nuk e di nëse i dyshuari ende është në Juta ose ka kaluar në një shtet tjetër amerikan.
Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) dje publikoi fotografi nga i dyshuari për vrasjen dhe kërkoi ndihmë nga qytetarët për identifikimin e sulmuesit. Ndërsa zyra e FBI-së në Solt Lejk hapi linjë telefonike ku qytetarët mund të paraqiten nëse kanë ndonjë informatë.
FBI ofron shpërblim prej 100.000 dollarësh për informata që do të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorit.



