BallinaLAJMEPerinski: Është vendosur bazë e ekspertëve për mbështetje profesionale të komunave, thirrja...

Perinski: Është vendosur bazë e ekspertëve për mbështetje profesionale të komunave, thirrja përsëri e hapur për aplikime

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përmes Qendrës së Burimeve për Mbështetje të Zhvillimit të Komunave, pas përzgjedhjes së parë të aplikimeve të mbërritura, e formoi bazën fillestare prej 170 ekspertëve dhe praktikantëve, me çka vendoset bazë e fuqishme për mbështetje me kohë, profesionale dhe të synuar të komunave në zgjidhjen e sfidave konkrete lokale, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Sqaroi se me këtë baza e ekspertëve është vendosur në funksion, ndërsa komunat munden, sipas nevojave të tyre, të shfrytëzojnë mbështetje profesionale në sfera të ndryshme.

Zonat e ekspertizës së nevojshme kanë lidhje me kompetencat burimore të komunave, por edhe më gjerë, duke përfshirë sektorë të cilët kanë ndikim të rëndësishëm mbi funksionimin e vetëqeverisjes lokale, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe krijimin e zgjidhjeve strategjike për zhvillim afatgjatë.

Njëherësh, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale informon se prej sot përsëri e hap Thirrjen publike për shprehjen e interesit për përfshirje në bazën e ekspertëve në Qendrën e Burimeve.

Thirrja do të jetë e hapur në vazhdimësi, me qëllim që të gjithë profesionistët e interesuar me ekspertizë dhe përvojë adekuate të kenë mundësi të aplikojnë dhe të përfshihen në bazën e ekspertëve, duke kontribuuar drejt sigurimit të mbështetjes cilësore dhe me kohë për komunat.

Thirrja publike, bashkë me të gjitha informacionet për kushtet, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, është në dispozicion në këtë link:

https://mls.gov.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/javni-povici/otvoren-javen-povik-za-izrazuvanje-interes-za-ucestvo-vo-bazata-na-eksperti-na-resursniot-centar-za-poddrska-na-razvojot-na-opstinite

Lajme te lidhura

spot_img