BallinaLAJMEPër shkak të zjarrit mbyllet për qarkullim rruga nga Breznica deri në...

Për shkak të zjarrit mbyllet për qarkullim rruga nga Breznica deri në Makedonski Brod

Për shkak të zjarrit është mbyllur plotësisht rruga nga Breznica përmes Parkut kombëtar “Jasen” deri në Makedonski Brodi, njofton NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se që nga ora 7:00 në territorin e mbarë vendit ka 16 zjarre në hapësirë të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv. Ky është zjarri në territorin e komunës së Makedonski Brodit, në zonën shumëfunksionale Jasen, ku është përfshirë një pyll i përzier.

Nën kontroll është zjarri në komunën e Kërçovës, midis fshatrave Çellopeci dhe Miokazi, ku digjet pyll i përzier.

Janë shuar 14 zjarre, dy prej të cilave në komunën e Kumanovës, si dhe në komunat Bosillovë, Vrapçisht, Tetovë, Koçan, Resnjë, Novo Sellë, Krushevë, Tearcë dhe Prilep. Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në komunën e Sarajit, pranë fshatrave Radushë dhe Sfillare dhe në fshatin Shishovë, si dhe zjarri në fshatin Haraçinë.

Lajme te lidhura

spot_img