Policia Shtetërore Rajonale e Kërçovës ngriti kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Srbica në rajonin e Kërçovës, kryetar i komunës së Kërçovës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “kryerje e pakujdesshme e detyrave” dhe “rrezikim i mjedisit dhe natyrës me mbeturina”.
Siç njoftijnë nga MPB, ai, duke vepruar me pakujdesi në kryerjen e detyrimeve të tij ligjore dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, që nga viti 2020 vepron në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, duke lejuar krijimin e një deponie të paligjshme prej disa mijëra metrash katrorë në një zonë të banuar në Kërçovë, për të cilën u ngarkoi detyra punonjësve për të ruajtur, lënë ose shpërndarë materiale mbeturinash çdo ditë, pra për t’i trajtuar ato në një mënyrë që ndryshon cilësinë e ajrit, tokës, ujit ose rrjedhës së ujit, në një masë që mund të përkeqësojë kushtet e jetesës së njerëzve ose kafshëve dhe bimëve, duke rrezikuar kështu mbijetesën e tyre.



