BallinaLAJMEOrhan Murtezani ambasador në Bruksel, Fadil Zeneli në Kopenhagë

Orhan Murtezani ambasador në Bruksel, Fadil Zeneli në Kopenhagë

Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel, raporton Sitel. Ai është një nga nëntë ambasadorët e rinj, emrat e të cilëve kanë kaluar në seancën e sotme të Qeverisë. Siç mëson Sitel, ambasadore e re në Londër do të jetë Ilina Mangova, e cila ka një karrierë të pasur në sektorin joqeveritar si pjesë e drejtimit të IRI-t.

Emrat e tjerë për ambasadorë janë diplomatë karriere që prej vitesh kanë punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mes tyre është edhe Linda Salieska Iljazovska, e cila aktualisht është pjesë e kabinetit të ministrit Timço Mucunski. Ajo ka gati 20 vite karrierë diplomatike dhe shumë misione në përfaqësi diplomatike nëpër Evropë. Pas përfundimit të procedurave, ajo pritet të jetë ambasadorja e re e Maqedonisë së Veriut në Hagë.

Sipas ligjit, të nëntë emrat, para se të bëhen ambasadorë, do të duhet t’i paraqesin planet e tyre para Kuvendit në Komisionin për Politikë të Jashtme. Lista e ambasadorëve të rinj, sipas burimeve të Sitel, tashmë është harmonizuar ndërmjet presidentes Siljanovska, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë.

Përveç nëntë ambasadorëve, Qeveria sot ka vendosur të emërojë edhe dy persona për konsulatat në Melburn dhe Selanik.

Më herët janë bërë të njohur emrat e Vele Trpevski si ambasador në Tiranë, Andrijana Cvetkoviq në Tokio, Dimitar Blazhevski në Kiev dhe Fadil Zendeli në Kopenhagë .

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, numri i diplomatëve të dërguar gjatë mandatit të Mucunskit do të arrijë në 18.

Lajme te lidhura

spot_img