BallinaLAJMEBOTAOKB: Mbi 54.600 fëmijë në Gazë vuajnë nga mosushqyerja akute

OKB: Mbi 54.600 fëmijë në Gazë vuajnë nga mosushqyerja akute

Mbi 54.600 fëmijë në Rripin e Gazës vuajnë nga mosushqyerja akute, vlerësohet në një studim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar dje.

Sipas studimit, i cili është publikuar në revistën The Lancet, mes janarit 2024 dhe mesi i gushtit të vitit 2025, personeli shëndetësor i Agjencisë së kombeve të bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) propozoi pothuajse 220.000 fëmijë për shkak të mosushqyerjes.

Vlerësimet tregojnë se mbi 54.600 fëmijë në Gazë janë të paushqyer në mënyrë akute, prej të cilëve mbi 12.800 janë seriozisht të pauhqyer, transmeton DPA.

Akihiro Seita, drejtor i Sektorit për shëndetësi i UNRWA-së dhe një nga autorët kryesorë të studimit, deklaroi se prej 7 tetorit 2023, infrastruktura e Gazës është shkatërruar, popullatë vazhdimisht të shpërngulur, ndërsa ndihma humanitare e kufizuar.

“Dhjetëra mijë fëmijë të vegjël në rripin e gazës vuajnë nga mosushqyerja që mund të parandalohet, sëmundjet dhe rreziku i lartë nga vdekja, si pasojë e liftës rrjedhëse”, tha Seita. “Pa ndërprerje të përhershme të zjarrit dhe pa paqe, kjo vuajtje njerëzore do të vazhdojë”, vlerësoi ai.

UNRWA kumtoi se gjatë periudhës 20-mujore të ndjekjes, dërgesat e ushqimit, ujit, derivateve dhe barërave në Rripin e Gazës ishin nën nivelet para luftës, për shkak të kufizimeve të hyrjes së ndihmës, të parashtruara nga autoritetet izraelite.

Studimi ka konstatuar se kur rezervat ishin relativisht të kapshme, përqindja e fëmijëve të paushyer akutë ishte rreth 6 për qind. Kjo shkallë u rriti në 14 për qind deri në janar të vitit 025, pas katër muajve kufizime të ndihmës. ndërprerja gjashtëjavëshe e zjarrit çoi drejt rënies së shkallëve prapa në 6 për qind deri në mars të vitit 2025. megjithatë, moshushqyerja akute sërish u rrit. duke arritur pothuajse 16 për qind deri nga mesi i gushtit.

Moshushqyerja akute, apo dobësimit (wasting), është gjendje e rrezikut për jetë, e definuar me atë që fëmija është shumë i dobësuar për lartësinë e vet. që tregon për humbje të shpejtë të peshës dhe mungesë serioze të energjisë, proteinave dhe materieve të tjera ushqyese, sqaron UNRWA.

Lajme te lidhura

spot_img