Qeveria solli vendim për fillim të gjërave përgatitore për rikonstruim të plotë të linjës hekurudhore nga Shkupi deri në Kërçovë në Korridorin 8. BE-ja do të sigurojë 5,3 milionë euro grant për studim fizibiliti, ndërsa institucioni kryesor do të ejtë Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim e cila do të zgjedhë konsultant, pas çka do të shkohet drejt fazës së dytë – punë në terren, kumtoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
Siç theksoi Nikollovski në konferencë për shtyp, hekurudha është në gjendje të keqe dhe në të tani është e pamundur të lëvizin trenat, por për dy deri 2,5 vite nga përfundimi i studimit hekurudha duhet të jetë gati.
“Prandaj vendosëm së pari ta rikonstruojmë, e më pas të vendosim sinjalizim modern dhe ta elektrifikojmë. Madje edhe edhe po të ishte në gjendje të mirë, nëpër hekurudhë do të operonion vetëm lokomotiva dizel”, tha Nikollovski.
Rikonstruimi do të mundësojë, potencoi zëvendëskryeminsitri, ndërlidhje të Shkupit – Jegunocit – Tetovës – Gsotivarit – Kërçovës.
Nikollovski kumtoi edhe se shteti e ka fituar rastin “Kazandoll”.
“Dështioj të informoj për aktvendimin e sjellur në procedurën e arbitrazhit ‘Kazandoll’ ku shteti ishte paditur nga disa investues. Kërkesa e tyre ishte 115 milionë euro dëmshpërblim, por mund të them me krenari se e fituam këtë rast, të gjitha 11 bazat rreth të cilave ishte paditur shteti janë refuzuar dhe janë kursyer 115 milionë euro. Aktvendimi është tërësisht në dobinë tonë, ndërsa rasti nuk ishte fare i lehtë”, tha Nikollovski.
Ai konsideron se shteti do të fitotjë së paku edhe dy raste.
“Deri në sjelljen e aktvendimit, nuk guxojnë të paraqiten hollësi. procedurat janë mjaft të komplikuara. Por nëse vazhdon kjo rrjedhë, siç ishin hapur arbitrazhet dhe siç ishim të bindur se Maqedonia do të humbë qindra milionë dhe miliarda, ja, nuk i humbi.



