BallinaLAJMENikolloski: Qëllimi i LSDM-së, Zaevit, Shekerinskës dhe shërbimeve sekrete ishte të gjykohet...

Nikolloski: Qëllimi i LSDM-së, Zaevit, Shekerinskës dhe shërbimeve sekrete ishte të gjykohet VMRO-DPMNE si terroriste dhe t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje

Një Master plan në tre hapa është krijuar nga ish udhëheqësia e LSD-së përmes keqpërdorimit të shërbimeve të sigurisë, krejt me qëllim ndalimin e aktivitetit politik të VMRO-DPMNE-së. Unë këto detaje i kam prezantuar për herë të parë në vitin 2019 në një duel televiziv me Radmilla Shekerinskën, ku publikisht thash se kemi indikacione serioze për abuzim të shërbimeve të sigurisë, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski gjatë pjesëmarrjes së mbrëmshme në emisionin “Zaspij ako mozhesh” (Fli nëse mundesh).

“Qëllimi i atij Master plani ishte ndalimi i aktivitetit politik të VMRO-DPMNE-së. Kishte tre hapa. E para ishte të ndaloheshin sa më shumë deputetë të VMRO-DPMNE-së me qëllim ndryshimin e emrit dhe kjo ndodhi. Së dyti ishte që partia të vihet në bankën e të akuzuarve për aktivitete terroriste dhe financim të paligjshëm dhe ata ia dolën pjesërisht në atë pjesë. E vendosën në bankën e të akuzuarve dhe ende kemi asete të ngrira. Pjesa e tretë ishte se nëse ata do të arrinin ta dënonin VMRO-DPMNE-në komform ligjit, të ndalohej aktiviteti politik dhe të mos jetë në gjendje të merrnim pjesë në zgjedhje. Ky plan shkoi aq larg sa i ndaloi udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së të merret me aktivitete politike. Dhe kjo u ideua nga udhëheqësia e atëhershme e LSD-së me në krye Zoran Zaevin dhe Radmilla Shekerinskën, ndërsa nuk mund të amnistohet as Dimitar Kovaçevski”, thotë Nikolloski.

Agjencia e sigurisë u keqpërdor deri në atë pikë sa që çdo ditë bënin raportime të rrejshme për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së se kemi qenë anti-perëndimor dhe anti-NATO, shton Nikolloski.

“Nga ai plan Agjencia u keqpërdor, në kontekst të shpifjes që të njollosemi para partnerëve strategjik, veçanërisht pas anëtarësimit në NATO. Qëllimi ka qenë që asnjëri prej nesh të mos marrë certifikatë sigurie. Nuk ia dolën, por çdo ditë publikoheshin raporte se ishim nën këtë ose atë ndikim. Ja për herë të parë për veten do them se kinse kam qenë nën ndikimin iranian-turko-hungarez. Përveç këtyre raporteve të rrejshme, sipas njohurive të mia, kanë qenë në shënjestër edhe kryetari Mickoski, Dragan Kovaçki, Antonio Miloshoski, Vllado Misajlloski. Për mua kanë sistemuar shënime se kam qenë anti-perëndimor dhe anti-NATO kur isha nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, kur isha shef i misionit të monitorimit të krijuar nga Këshilli i Evropës dhe kur Miqtë e Evropës më zgjodhën në vitin 2022 si një nga 40 njerëzit më me ndikim nën 40 vjeç në Evropë. Kjo betejë është e drejtë sepse kjo betejë është midis VMRO-DPMNE-së demokratike dhe strukturave anti-demokratike që nuk duan demokraci në Maqedoni. Këtë nuk do ta lejojmë”, është decid Nikolloski.

Ai mes tjerash shton: Nëse në vitin 2025 dikush pret që kjo të harrohet, kjo është shumë naive. VMRO-DPMNE dy herë ka rënë nga qeveria nga shërbimet në vitin 2002 si pasojë e “Veshit të madh” dhe në vitet 2016-2017 përmes bisedave të përgjuara. Nëse të njëjtët njerëz mendojnë se ne jemi naivë dhe do ta lëmë çështjen për herë të tretë që të na rrëzojnë nga pushteti në mënyrë jodemokratike, atëherë seriozisht na kanë nënvlerësuar. Njëherë e përgjithmonë do të pastrojmë që të mos na ndodhë përsëri”, theksoi Nikolloski.

Lajme te lidhura

spot_img