Qytetarët që nga sot mund të fluturojnë direkt nga aeroporti “Shën Apostulli Pali” në Ohër për në Bratislavë, ndërsa nga 29 marsi po vendosim edhe një linjë nga aeroporti i Ohrit direkt për në Milano, informoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
Siç thekson në publikimin në Fejsbuk, këto linja ajrore nënkuptojnë turistë të rinj në Ohër dhe më shumë mundësi për të forcuar ekonominë.
“Zhvillimi i trafikut ajror është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit. Përmes politikave dhe masave specifike, ne punojmë vazhdimisht për përmirësimin e trafikut ajror civil, duke mundësuar kështu zgjerim të konsiderueshëm të rrjetit të destinacioneve. Ne mbetemi fuqimisht të përkushtuar për përmirësimin e trafikut ajror për zhvillimin dhe lidhjen e Maqedonisë me qendrat kryesore”, thekson zëvendëskryeministri Nikolloski.



