BallinaLAJMENë VK Niki (VK Mexhitli) ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese

Në VK Niki (VK Mexhitli) ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese

Në VK Niki (VK Mexhitli) ka ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese, e cila do të zgjat deri nesër në ora 10:00. Komunikacioni për automjetet e tjera do të zhvillohet normalisht, kumtoi LAMM-ja.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15.11.2025 filloi obligimi ligjor për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjat deri më 15.03.2026.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë përmes parkut nacional Galiçicë nga data 21.11.2025 e deri më 31.03.2026 mbyllet për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lajme te lidhura

spot_img