Në vendkalimin kufitar (VK) “Bogorodicë” është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, ndërsa koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e vendit tonë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Siç informon LAMM komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



