BallinaLAJMENë Shkup Konferenca e 10-të vjetore rajonale për koordinim të sigurisë

Në Shkup Konferenca e 10-të vjetore rajonale për koordinim të sigurisë

Këshilli për bashkëpunim rajonal (RCC), me përkrahje të Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të Italisë (MAECI) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, e në partneritet me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, sot dhe nesër në Shkup e organizojnë Konferencën e 10-të vjetore rajonale për koordinim të sigurisë (“Jumbo”).

Duke e shënuar 10-vjetorin e saj, konferenca e sivjetshme e sigurisë do t’i tubojë ministrat, përfaqësuesit e lartë qeveritarë, partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët për siguri nga tërë Ballkani Perëndimor për të biseduar për sfidat e përbashkëta të sigurisë, bashkëpunimit rajonal dhe përtëritjes së besimit dhe rezistencës.

Fjalime përshëndetëse në konferencë do të kenë sekretari i përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, zëvendës kryetar i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, i obliguar për politika të sundimit të mirë, Arben Fetai, zëvendës drejtori i përgjithshëm për siguri publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Italisë, Stefano Gambakurta dhe ambasadori i Italisë në Maqedoninë e Veriut, Paolo Palminteri.

Siç njoftojnë nga RCC, ngjarja dyditore do të përfshijë diskutime në nivel të lartë për kontributin e Ballkanit Perëndimor ndaj Evropës më të sigurt, ripërtëritjen e besimit në institucione dhe rezistencë, përforcimin e bashkëpunimit rajonal në ballafaqimin me krimin e organizuar, korrupsionin, migrimin, dhunën e bazuar gjinore në rutat tranzite, si dhe kërcënimet kibernetike dhe hibride.

Lajme te lidhura

spot_img