BallinaLAJMEBOTANë Rusi janë bllokuar më shumë se 50.000 ueb-faqe

Në Rusi janë bllokuar më shumë se 50.000 ueb-faqe

Rusia gjithnjë e më tepër e kufizon qasjen e lirë deri te interneti, ndërsa rregullatori mediatik rus Roskomnadzor paradokohe e bllokoi qasjen deri te pothuaj 56.000 ueb-faqe, të cilat refuzuan të heqin onlajn përmbajtje, të cilat Moska i konsideron “ekstremiste”, njoftoi DPA, duke iu referuar deklaratës së djeshme të ministrit të Zhvillimit Digjital, Komunikime dhe Media Masive, Maksut Shadaev.

Në të njëjtën kohë, Shadaev e ka mbrojtur ligjin e ri kontrovers, që e miratoi Parlamenti rus dje, me të cilin kriminalizohet kërkimi i përmbajtjes së tillë. Sipas tij, “përdoruesit e zakonshëm”  nuk do të kenë kurrfarë probleme.

Ligji i dakorduar u miratua me shumicë votash në lexim të tretë dhe të fundit dje në Dumën shtetërore. Sipas mediumeve ruse, më shumë se 60 deputetë kanë votuar “kundër” miratimit të ligjit.

Ligji parashikon dënime për kërkimin e qëllimshëm në internet të përmbajtjes së klasifikuar si “ekstremiste”. Ata që janë kritikë ndaj Kremlinit, siç janë Fondacioni për luftë kundër korrupsionit, organizata e politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Aleksej Navalni, më së shpeshti janë klasifikuar në këtë mënyrë.

Ligji ishte kontrovers edhe para se të miratohej. Mediat kritike ndaj Kremlinit raportuan ashpërsimin e kontrolleve të internetit në Rusi në vitet e fundit.

Diskutimet kanë përfshirë edhe biseda për “kriminalizimin” e leximit onlajn.

Para leximit të tretë në Parlament, ka pasur protesta dhe arrestime para ndërtesës së Dumës Shtetërore në Moskë.

Lajme te lidhura

spot_img