BallinaLAJMENë kuadër të iniciativës "Kabineti mobil", Aliu u takua me qytetarët dhe...

Në kuadër të iniciativës “Kabineti mobil”, Aliu u takua me qytetarët dhe të punësuarit në spitalin e Gostivarit

Në kuadër të iniciativës “Kabinet mobil”, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot zhvilloi takim me qytetarët dhe punonjësit e Spitalit të përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

Ministri Aliu vizitën e shfrytëzoi për të mësuar rreth nevojave të institucionit më të madh shëndetësor në komunën e Gostivarit. Pas takimit me punonjësit, ai konstatoi se nevojat dhe problemet e spitalit të Gostivarit janë të ngjashme me ato të institucioneve të tjera shëndetësore publike dhe kritikoi punën e deritanishme në këtë sektor.

“Ka mungesë të pajisjeve mjekësore, infrastrukturë dhe personel të dobët. Kjo është pasojë e politikës së keqe e cila është ndjekur në këtë sektor. Shëndetësia është sistem në të cilin duhet të parashikosh, ndërsa jo vetëm të krijosh politika. Parashikimet duhet të jenë për një periudhë mbi dhjetë vjeçare”, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu pasi vizitoi spitalin e Gostivarit.

Ai potencoi se planifikimi është i nevojshëm, duke pasur parasysh se siç tha, për të krijuar një mjek subspecialist duhen minimum 15 vjet. Sipas Aliut, gjendja me infrastrukturën dhe pajisjet është në një nivel shumë më të ulët se niveli evropian të cilin e synon kujdesi shëndetësor i Maqedonisë.

“Ne si ministri përfundimisht punojmë për të siguruar që standardet në infrastrukturën e institucioneve të shëndetësisë të jenë në përputhje me standardet evropiane. Të jem i drejtë, të gjithë janë nën ato standarde dhe për këtë arsye do të punojmë sipas prioriteteve dhe do të veprojmë urgjentisht aty ku ka nevojë”, tha Aliu.

Në Gostivar pritet punësimi i 37 personave në të gjitha sektorët, të cilat, siç tha ai, do të realizohet pas zgjedhjeve lokale. Nëse në periudhën parazgjedhore, kur nuk lejohet punësimi në sektorin publik, Aliu theksoi se Ministria do të bëjë përpjekje dhe do të kërkojë një mënyrë për të siguruar që asnjë institucion të mos mbetet pa mjek apo infermiere.

Pas vizitës në spital ai realizoi takim edhe me qytetarët i cili u organizua përmes platformës “Kabinet i hapur” në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë, këto takime janë të dobishme dhe u japin qytetarëve mundësinë të ndajnë drejtpërdrejt përvojat, problemet ose sugjerimet e tyre në lidhje me sistemin shëndetësor. Në këtë mënyrë, personat e udhëheqësisë së ministrisë fitojnë mbykëqyrje të drejtpërdrejta në gjendjen e institucioneve të shëndetit publik.

“Në takimet e mëparshme, vijnë me ide të reja, të cilat janë vërtet interesante dhe ne i shqyrtojmë, por ata vijnë edhe me ankesa të llojit: nuk e gjeta mjekun, më tha të vi nesër, eja pasnesër. Rastet po i përpunojmë sepse ato janë brenda kompetencave tona. Gjithashtu, ka edhe ankesa të cilat vetëm i përcjellim deri tek institucionet kompetente të tipit mitmarrje dhe korrupsion”, shtoi Aliu.

Iniciativa “Kabinet mobil” bazohet në punën në terren, përmes së cilës ministri dhe bashkëpunëtorët e tij shkojnë për vizitë në institucionet publike të shëndetësisë në të gjithë vendin dhe zhvillojnë koordinim më të mirë me punonjësit mjekësorë dhe dialog të hapur me qytetarët. Më herët është zhvilluar vizitë në Spitalin klinik në Shtip dhe takime me qytetarët e atij rajoni.

Lajme te lidhura

spot_img