BallinaLAJMEMot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite reshje të mundshme lokale...

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite reshje të mundshme lokale shiu

Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë.

Në Shkup, me diell dhe nxehtë, si dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë jugore e lehtë deri në mesatare. Pasdite, në pjesë të luginës, do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të bjerë në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nga e hëna moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Sidomos nxehtë do të jetë sot dhe në ditët e fundjavës kur temperatura ditore kudo do të jetë mbi 31 gradë. Mot i paqëndrueshëm pritet të martën me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta.

Lajme te lidhura

spot_img