BallinaLAJMEMickoski: Jemi aleat i besueshëm i SHBA-ve! Europa duhet të jetë parimore,...

Mickoski: Jemi aleat i besueshëm i SHBA-ve! Europa duhet të jetë parimore, pa standarde të dyfishta

Ne kishim dy qëllime strategjike. Së pari të bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-së dhe e dyta të bëhemi anëtare e plotfuqishme e BE-së. U bëmë anëtarë të NATO-s, por para kësaj e ndryshuam flamurin, valutën, Kushtetutën, emrin, për shkak se ndonjëri nga fqinjët tanë është bërë anëtar i NATO-s para nesh dhe ka keqpërdorur veton për të plotësuar kërkesat dypalëshe. Nëse kjo nuk është përzierje në punët e brendshme, atëherë çfarë është? Këtë e tha kryeministri Mickoski në konferencën SRAS në Uashington, ku janë mbledhur konservatorët, duke shtuar se standardet e dyfishta vazhdojnë edhe sot.

“Ne nuk mundemi të bëhemi anëtare e BE-së për shkak se përsëri kemi presion që të ndryshojmë Kushtetutën tonë. Nëse Kushtetuta nuk është çështje e brendshme e një vendit sovran, atëherë pyetem çfarë është? A është kjo e drejtë?”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Në vërejtjen e moderatores, komentatores politike Kej Ti Mekfarlland, e cila është ish-zv.këshilltare për siguri kombëtare në mandatin e parë të Trumpit, se pikërisht Mickoski është i vetmi që në Konferencën paqësore të Mynihut ka aluduar në fjalimin e zv.presidentit amerikan Vens, mori duartrokitje.

“Për mua ajo ishte ngjarje historike dhe sipas mendimit tim modest, ndoshta disa politikanë europian do të më hidhërohen, ai fjalim i tij ishte shumë frymëzues”, shtoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Partneriteti strategjik i SHBA-ve dhe Maqedonisë mbetet prioritet, ndërsa vendi ka më së shumti kontribut në NATO për kokë banori. Mickoski theksoi se mbetemi të përkushtuar dhe se i mbështesim politikat e presidentit Trump dhe vlerësoi se 2% e BPV-së duhet të jetë kufiri minimal, e jo maksimal.

Lajme te lidhura

spot_img