BallinaLAJMEMexhiti do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e finalizimit të...

Mexhiti do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e finalizimit të projektit “Rregullim i një pjese të kanalit rrethor në Haraçinë“

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e finalizimit të projektit “Rregullimi i një pjese të kanalit rrethor në Haraçinë“, i financuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Siç theksohet në komunikatë të Ministrisë, projekti ëshë plotësisht i financuar nga MMJPH.

Vlera e tij arrin 63,9 milionë denarë dhe përfshin rregullim të një pjese të kanalit që siguron mbrojtje nga vërshimet për mbi 12.600 banorë në haraçinë dhe rajonin më të gjerë.

Lajme te lidhura

spot_img