BallinaLAJMEMesi merr çelësin nga Majami

Mesi merr çelësin nga Majami

Kryetari i Bashkisë së Majamit, Fransis Suarez i ka dhuruar sulmuesit të Interit, Lionel Mesi një çelës simbolik të qytetit.

“Doja t’ju jepja këtë çelës për gjithçka që keni bërë për qytetin tonë, vendin tonë dhe botën e futbollit. Faleminderit”, tha Suarezi gjatë ceremonisë.

Tridhjetë e tetë vjeçari argjentinas luan për Inter Majamin që nga korriku i vitit 2023. Në vitin 2025, ai e vazhdoi kontratën deri në fund të sezonit 2028.

“Ky është një nder i madh për mua. Është e vërtetë, siç thash, unë dhe familja ime ndihemi shumë mirënjohës, shumë të lumtur që jetojmë në këtë qytet dhe mundësia për të marrë këtë çmim është një nder i madh për mua, kështu që faleminderit”, tha Mesi.

Në sezonin 2025, argjentinasi shënoi 35 gola dhe bëri 18 asiste në gjithsej 38 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme te lidhura

spot_img