BallinaLAJMEBOTAMediat: Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje për këmbim të pengjeve

Mediat: Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje për këmbim të pengjeve

Izraeli dhe Hamasi kanë kapërcyer pikat më të diskutueshme në negociatat për armëpushim dhe mund të pritet një marrëveshje për këmbimin e pengjeve dhe të burgosurve, publikuan sot mediat nga Lindja e Afërt.

Izraeli do të ofrojë lirimin e 125 pengjeve që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm, si dhe 1.100 të burgosurve të arrestuar pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, publikoi “Tajms of Izrael” duke cituar kanalin televiziv saudit Al-Hadat.

Pritet që propozimi të pranohet, thuhet.

Të hënën, 25 vende nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Rripin e Gazës dhe duke kritikuar modelin e ofrimit të ndihmës humanitare të qeverisë izraelite, duke e quajtur atë të rrezikshëm, destabilizues dhe poshtërues për popullin e Gazës.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Oren Marmorshtajn, deklaroi se deklarata “nuk ka lidhje me realitetin” dhe se qeveria izraelite e hedh poshtë atë.

“Hamasi është e vetmja palë përgjegjëse për vazhdimin e luftës dhe vuajtjet e të dyja palëve. Në këto momente të ndjeshme në negociatat që po vazhdojnë, është më mirë të shmangen deklaratat e këtij lloji”, tha Marmorshtajn.

Lajme te lidhura

spot_img