BallinaLAJME"Luftahansa" do të shfuqizojë 4.000 vende pune deri në vitin 2030

“Luftahansa” do të shfuqizojë 4.000 vende pune deri në vitin 2030

Kompania ajrore gjermane “Luftahansa”, njoftoi se do të shfuqizojë 4.000 vende pune deri në vitin 2030.

Shfuqizimet e vendeve të punës do të ndodhin kryesisht në Gjermani dhe do të prekin pozicionet administrative, jo ato operative. Kjo do të jetë ulja më e madhe e forcës punëtore që nga pandemia Kovid-19 dhe do të zbatohet në konsultim me partnerët social.

Grupi Lufthansa së fundmi kishte rreth 103,000 të punësuar. Kompania tani synon një fitim operativ, përkatësisht fitim para interesave dhe taksave (EBIT), prej tetë deri në 10 për qind të të ardhurave, krahasuar me qëllimin e mëparshëm prej tetë për qind.

Për këtë vit, menaxhmenti deklaroi se pritet që EBIT i rregulluar të tejkalojë ndjeshëm 1.6 miliardë eurot e vitit të kaluar.

Grupi Lufthansa menaxhon edhe linjat ajrore “Suis” (Swiss), “Austrian” dhe “Bruksel erlajns” (Brussels airlines) dhe ka një pakicë aksionesh në kompaninë italiane “ITA”.

Lajme te lidhura

spot_img