BallinaLAJMELSDM dhe VMRO kanë vazhduar përplasjet për atë nëse do të ketë...

LSDM dhe VMRO kanë vazhduar përplasjet për atë nëse do të ketë ose jo kampe migrantësh në Maqedoninë e Veriut

LSDM dhe VMRO kanë vazhduar përplasjet për atë nëse do të ketë ose jo kampe migrantësh në Maqedoninë e Veriut. Opozita maqedonase këmbëngul se pushteti tenton të fshehë marrëveshjet siç thotë të dëmshme, të cilat përbëjnë shqetësim për qytetarët.

Sipas LSDM-së ndërsa pushteti me politikat e saj po largojnë të rinjtë nga shteti, tani planifikon të sjellë migrantë nga vende të treta. Opozita thekson se derisa vendet e zhvilluara evropiane dhe financiarisht të fuqishme nuk mund të përballen me problemin nuk do të mund të përballet as Maqedonia e Veriut. LSDM thotë se me të gjithë kapacitetin e saj do të kundërshtojë siç thotë politikat antishtetërore të Mickoskit dhe VMRO-së. Ndërkohë partia maqedonase në pushtet këmbëngul se në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë kamp migrantësh. Sipas Antonio Milloshoski Britania e Madhe ka marrëveshje të ngjashme për luftë kundër migrimit jolegal me të gjitha vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Me marrëveshjen për Partneritet Strategjik janë paraparë fonde të caktuara, me të cilat në Maqedoni do të ndërtohet infrastrukturë. E vërtetë në Maqedoni do të ndërtohen hekurudha, autostrada, do të ndërtohen projekte infrastrukturore shëndetësore dhe energjetike por për fatin e keq të opozitës e cila tenton të bëjë spin, nuk do të ndërtohet kurrfarë kampesh të refugjatëve”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Lajme te lidhura

spot_img