Erion Veliaj falenderoi nga burgu të gjithë qytetarët që votëbesuan Partinë Socialiste më 11 maj.
Kryebashkiaku i Tiranes tha se shqiptarët treguan se mbështesin punën dhe zhvillimin e vendit, ndërsa për opozitën shtoi se doli me një humbje të thellë nga këto zgjedhje sepse nuk dëgjon popullin.
“Shqiptarët dinë të vlerësojnë ndryshimin, punën, zhvillimin dhe e dinë fare mirë që ka vetëm një forcë në këtë vend që mund ta çojë Shqipërinë përpara drejt Europës që kemi ëndërruar: Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama dhe ekipi i tij.
Saliu & Co nuk kanë vesh ta dëgjojnë zërin e popullit. Nuk kanë pasur kurrë sepse nuk e duan pushtetin për popullin” u shpreh Erion Veliaj në rrjetet sociale.



