Sot do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’, i ndryshuar”.
Po ashtu gjatë ditës së sotme është paralajmëruar protestë para Kuvendit. Gjatë seancës së kaluar seanca parlamentare u shoqërua nga një sërë debatesh dhe tensionesh.
Opozita protestoi për shtyrjen e Reformës Territoriale nga mazhoranca, ndërsa kjo e fundit votoi të gjitha projektrezoltutat për punën e institucioneve të drejtësisë, për ndryshime në buxhetin e vitit 2026 dhe akordimin e 4 milionë eurove Kaney West-it. Po ashtu u zgjodh kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Ismet Shehu, dhe tre anëtarë.
Nga ana tjetër jashtë sallës së Kuvendit qytetarët protestuan./ CNA



