BallinaLAJMEShqipëriShqiptarët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Shqiptarët votojnë për zgjedhjet parlamentare

Sot(e diele), qytetarët shqiptarë i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Parlamentit.

Janë hapur gjithsej 5,225 qendra votimi në mbarë vendin, të cilat do të qëndrojnë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rreth 3.7 milionë shtetas shqiptarë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, kanë të drejtë vote për të përzgjedhur 140 deputetët e legjislaturës së re.

Në këtë garë elektorale janë regjistruar 2,046 kandidatë, të cilët përfaqësojnë 11 parti politike dhe koalicione. Për herë të parë, nuk ka asnjë kandidat të pavarur në asnjë prej qarqeve të vendit.

Votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohen vetëm në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë.

Këto zgjedhje shënojnë gjithashtu një risi të rëndësishme: për herë të parë, shqiptarët e diasporës marrin pjesë në votim. Ata kanë votuar përmes postës, ndërsa zarfat me votat e tyre tashmë kanë mbërritur në Shqipëri dhe do të numërohen nga KQZ pas përfundimit të votimit brenda territorit.

Lajme te lidhura

spot_img