Nën kujdesin e presidentit Bajram Begaj të hënën në Tiranë, mbërrijnë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.
Kryeministri Edi Rama bëri një koment përshëndetës për këtë samit.
Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”.
SEECP konsiderohet si një platformë e rëndësishme e Bashkëpunimit Rajonal dhe e Integrimit Europian.
Shqipëria si kryesuese e radhës e SEECP për periudhën qershor 2024 – korrik 2025 nën sloganin “Formësimi i së ardhmes sonë evropiane” ka kontribuuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal, për zbatimin e objektivave të Tregut të Përbashkët Rajonal, si dhe duke përshpejtuar procesin e integrimit evropian.
Sipas një njoftimi të presidencës shqiptare, Samiti i SEECP që do të mbahet të hënën në Tiranë do të shërbejë për nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE.
Në këtë kontekst, liderët pjesëmarrës synojnë që në këtë samit të shprehin angazhim për të forcuar më tej rolin e SEECP-së. Gjithashtu, ata do të paraqesin përfundimet e samitit në një deklaratë të përbashkët.



