Deri në orën 9:00 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1624 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.
Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia la dy mandate, kurse Lëvizja Bashkë një mandat.
Deri më tani janë numëruar 31.07% e kutive të votimit.



