Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për Top Channel, ku komentoi situatën e rezultateve në bashkinë e Vorës, konfliktin ku u përfshinë deputetët e PD dhe projeksionet e PS.
Duhet t’i vijë fundi ndërhyrjeve elektorale, taktikave të momenteve të fundit, po ashtu nevojës për të pasur rezultat elektoral. Këto skena e taktika janë qesharake, pasi në fund të fundit rezultatet janë në kutitë e votimit. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, aq më të qetë do jenë të gjithë”.
Në lidhje me projeksionet, Spiropali tha se PS synon 20 mandate në qarkun e Tiranës, ku theksoi se është e mundshme.
“Ajo që mund të them se siguri është që në bashkinë e Vorës, do kemi rezultate më të mirat e qarkut, Në katër bashkitë e tjera. Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, do kemi një rritje të padiskutueshme. Synimi ynë është 20 mandate në qarkun e Tiranës dhe këto janë të mundshme”, u shpreh ajo.
Po ashtu u ndal te konflikti sot në Vorë, ku ndër të tjera tha “Doja të komentoja mbi situatën sot në Vorë, situate ishte krejt e stisur, akt artificial, pas asnjë lidhej me procesin e qetë. Politikanët që ishin aty janë në një listë të mbyllur dhe pretendojnë që qytetarët do i votojnë. U gjenden në ditën e fundit për t’i penguar”.



