BallinaLAJMEShqipëriBerisha sfidon Ramën nga protesta: Zgjidh studion televizive dhe hajde në debat

Berisha sfidon Ramën nga protesta: Zgjidh studion televizive dhe hajde në debat

“Sot ne mblidhemi këtu jo thjeshte si opozitë në këmbë kundër diktaturës me serialin më të fuqishëm të protestave dhe kryengritjeve, jo vetëm si alternativë e shkëlqyer politike, por mblidhemi këtu si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narko shteti i Edi Ramës i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Jemi shpresa e vetme për Shqipërinë, është e qartë për çdo shqiptar, që do që ky vend të dalë sa më parë nga kjo lëngatë e keqe që po e shkatërron trupin e saj. E provuan seriali i fuqishëm i protestave më gjigande që ka njohur Shqipëria. Protestën e fundit u përballëm në rrugën e sheshet e Tiranës si të pamposhtur duke provuar ujin e helmuar, gazin lotsjellës, plumbat e gomës, por ne triumfuam”.

Në fjalën e tij kreu demokrat sfidoi gjithashtu kryeministrin Rama për debat, duke i bërë thirrje që të zgjedhë studion televizive dhe të përballet me të.

“Hajde në debat t’u faktojmë shqiptarëve se çfarë hajduti i pangoppur je. Koha jote ka marrë fund jep dorëheqjen!”

Berisha akuzoi qeverinë për rritjen e çmimeve dhe presion ndaj qytetarëve, duke shtuar se frika ndikoi në pjesëmarrjen e protestës kundë rritjes së çmimit të naftës.

“Një protestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së madhe të çmimit të naftës, kur takës grabitqare të Ramës në litrën e naftës. Në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetëra qytetarë. Absolutisht çdo shqiptar, pavarësisht nga bindet është prekur nga rritja e çmimit të naftës, a ka pakënaqësi midis shqiptarëve? Po ka dhe të mëdha shumë. Rrogat më të ulëta në rajonin tonë. Opozita e ka ngritur të mënyrë të pritur vitin e fundit dhe që banalistët, kriptoramistët e fshehin nga ju shkakun e asaj proteste, është frika të cilën ka ngulur gjer në palcë të shqiptarëve. Njerëzit nga frika nuk guxuan të dilnin në protestë për të mbrojtur interesat e tyre”, tha Berisha.

Lajme te lidhura

spot_img