BallinaLAJMEMaqedoniZv. Drejtori i Doganave, Mustafa Dauti, në takim pune me përfaqësues të...

Zv. Drejtori i Doganave, Mustafa Dauti, në takim pune me përfaqësues të Ambasadës Amerikane për thellimin e bashkëpunimit me ICITAP

Zv. Drejtori i Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, realizoi një takim pune me përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Në takim morën pjesë Atasheu i ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar për Ndihmë në Trajnimin e Hetimeve Penale) pranë Ambasadës Amerikane, z. Michael McKee, këshilltari politik z. Matthew Flannes, si dhe këshilltari i Ambasadës Amerikane, z. Adrian Ismaili.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e trajnimeve dhe asistencës teknike që ofron misioni ICITAP përmes standardeve ndërkombëtare, me fokus në ngritjen profesionale të kapaciteteve të doganave dhe institucioneve të sigurisë, përforcimin e kontrollit kufitar, si dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.

Zv. Drejtori Dauti shprehu mirënjohjen e tij ndaj Ambasadës Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme dhe konstruktive, duke nënvizuar rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, si një lidhje strategjike për forcimin e institucioneve vendore dhe arritjen e standardeve euroatlantike në fushën e doganave dhe sigurisë.

Lajme te lidhura

spot_img