BallinaLAJMEMaqedoniVMRO-DPMNE: Filipçe po fundoset në servilizëm pa fund dhe po udhëheq agjendë...

VMRO-DPMNE: Filipçe po fundoset në servilizëm pa fund dhe po udhëheq agjendë të rreme proevropiane, ndërsa në realitet nuk ka as plan, as strategji

Venko Filipçe dërgoi një përshëndetje socialdemokrate nga Roma, ku ndodhet në një fundjavë të zgjatur për Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke treguar edhe një herë se sa e rreme është brenga e tij për të drejtat e punëtorëve dhe për vetë punëtorët, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Pas largimit nga seanca për pyetje deputetësh në Kuvend dhe humbjes së mundësisë për përballje, Filipçe edhe një herë konfirmoi se turizmi politik, interesi personal dhe kënaqësitë personale janë prioritet për të para qytetarëve.

Filipçe dëshmoi se retorika e tipit ‘kujdesemi për qytetarët dhe të drejtat e punëtorëve’ bie ndesh me sjelljen dhe veprimin real politik e privat të udhëheqësisë së LSDM-së dhe të vetë Filipçes.

Fakti se LSDM dhe Venko Filipçe nuk janë të qëndrueshëm dhe nuk kanë strategji e plan as për partinë e tyre, as për shtetin, dëshmohet edhe nga përpjekjet e vazhdueshme të Filipçes për t’u paraqitur si arbitri i vetëm i rrugës evropiane, ndërkohë që nuk ka vija të kuqe dhe është i gatshëm për çdo lloj lëshimi vetëm për të ardhur në pushtet.

LSDM dhe Filipçe janë pa koncept.

Filipçe po fundoset në servilizëm pa fund, njësoj si mentori i tij Zaev, dhe është i gatshëm t’i shesë interesat kombëtare vetëm për ta ruajtur karrigen në Bihac.

LSDM dhe Filipçe vetëm deklarativisht angazhohen për Evropën, ndërsa në praktikë ndjekin politikë sipas rrethanave dhe qëllimeve personale fitimprurëse të klanit Zaev dhe Venko Filipçe.

Për këtë qëllim, Filipçe është i gatshëm për gjithçka. Prandaj, ai shtrembëron deklaratat e eurodeputetëve, përfshirë edhe ato të Thomas Waitz, i cili publikisht e demantoi. Ai po ashtu përhap të pavërteta për mjete të bllokuara të IPARD-it, në përpjekje për t’i manipuluar bujqit, por sërish u demantua publikisht, pasi mjetet janë në dispozicion të bujqve.

LSDM dhe Filipçe as nuk sillen, as nuk veprojnë në mënyrë proevropiane. Ata vetëm deklarativisht thirren në Evropë, ndërsa janë të rrethuar nga kriminelë, e minojnë sistemin demokratik dhe veprojnë në kundërshtim me vlerat e së vërtetës, përgjegjësisë dhe dinjitetit”, thuhet në kumtesë.

Lajme te lidhura

spot_img