Koalicioni VLEN ka paralajmëruar një ngjarje të rëndësishme politike që do të mbahet sot, 16 gusht 2025, në sheshin e Kërçovës, me fillim nga ora 18:30. Në këtë tubim do të bëhet promovimi zyrtar i kandidaturës së z. Fatmir Limani për kryetar të Komunës së Kërçovës, si dhe hapja e shtabit lokal zgjedhor të koalicionit VLEN. Ngjarja pritet të shënojë fillimin zyrtar të fushatës së VLEN në këtë komunë, duke ofruar një platformë për prezantimin e vizionit dhe prioriteteve të kandidatit. “Pikëtakohemi te sheshi, për të vendosur mbi fatin e rinisë dhe të ardhmen e Kërçovës”, – thuhet në thirrjen publike të kandidatit, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij momenti politik që, sipas tij, mund të sjellë ndryshimin e shumëpritur në qytet. VLEN u bën thirrje të gjithë banorëve të Kërçovës që të marrin pjesë dhe të japin mbështetjen e tyre për një fillim të ri në qeverisjen lokale.



