BallinaLAJMEMaqedoniVLEN kthen në jetë fshatrat e Dërvendit: Investime të mëdha në Komunën...

VLEN kthen në jetë fshatrat e Dërvendit: Investime të mëdha në Komunën e Zhelinës, Dëbërca përfiton dy projekte të rëndësishme

Qeveria e re e udhëhequr nga koalicioni VLEN po e shndërron premtimin për zhvillim në realitet. Vetëm në Komunën e Zhelinës, janë paraparë investime kapitale në vlerë prej mbi 115 milionë denarësh, të shpërndara në dhjetë projekte madhore, që përfshijnë thuajse të gjitha fshatrat e kësaj komune.

Në fokus të veçantë është fshati Dëbërcë, që përfiton nga dy projekte thelbësore:

  1. Rikonstruksioni i shtigjeve për automjete dhe këmbësorë në Dëbërcë – 7,875,013 denarë.

  2. Rikonstruksioni i rrugës lokale nga fshati Çiflik deri në Dëbërcë – 18,067,322 denarë.

Këto dy projekte do të rrisin sigurinë, qasjen dhe lëvizshmërinë për banorët, duke nxitur zhvillimin lokal dhe ndërlidhjen me zonat përreth.

Por investimet nuk ndalen këtu. Projektet përfshijnë edhe fshatrat e tjerë të komunës:

  • Trebosh:

    • Rikonstruksion i rrugës lokale brenda fshatit (projekti 1) – 5,254,000 denarë

    • Rikonstruksion i rrugës lokale brenda fshatit (projekti 2) – 5,120,001 denarë

  • Llërcë:

    • Rikonstruksion i rrugës lokale – 3,510,335 denarë

    • Rikonstruksion tjetër i rrugës lokale – 8,138,436 denarë

  • Zhelinë – Pallaticë:

    • Rikonstruksion i rrugës lokale që lidh Zhelinën me fshatin Pallaticë – 10,998,216 denarë

  • Zhelinë (vendbanimi):

    • Ndërtimi i rrugës nr. 13 – 3,510,727 denarë

  • Leshnicë e Poshtme:

    • Rikonstruksion i rrugës lokale – 5,426,002 denarë

  • Merovë:

    • Rikonstruksion i pjesës së rrugës lokale për këtë fshat – 48,000,000 denarë

Buxheti total i këtyre projekteve arrin në 115,899,052 denarë, një shifër rekord për këtë komunë.

Lajme te lidhura

spot_img