BallinaLAJMEMaqedoniToshkovski: MPB lufton në mënyrë joselektive kundër kriminelëve në radhët e saj

Toshkovski: MPB lufton në mënyrë joselektive kundër kriminelëve në radhët e saj

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, lidhur me rastin për anëtarin e arrestuar të sigurimit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili dyshohet për veprën penale “zbulimi i sekretit zyrtar”, theksoi se ky është një nga rastet kur MPB-ja tregon se lufton në mënyrë joselektive kundër kriminelëve në radhët e saj.

“Shumë kallëzime penale në të kaluarën janë ngritur kundër kriminelëve në radhët e MPB-së dhe e njëjta gjë është vepruar edhe në këtë rast. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, në kuadër të zhvillimit të hetimeve, pas informacioneve të marra në kuadër të këtij departamenti, ka njoftuar prokurorin publik kompetent, i cili është pajtuar dhe ka urdhëruar që po atë mbrëmje të ndërmerren veprime. Pas realizimit të aksionit në fjalë, ekskluzivisht nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, janë kryer disa kontrolle tek zyrtarët policorë, gjatë të cilave janë gjetur prova të caktuara në lidhje me veprën e kryer penale”, tha Toshkovski në deklaratën për media pas debatit publik me rastin e Javës së këmbësorëve të mbajtur në Idrizovë.

Ai shtoi se qytetarët e Maqedonisë meritojnë polici që do t’i mbrojë ata.

“Dua t’u them të gjithë atyre keqbërësve dhe tradhtarëve të llojit të tyre, duke pasur parasysh kriminelët në MPB, se do të luftojmë kundër tyre në mënyrë joselektive dhe pa kompromis. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një polici që do t’i mbrojë ata, jo një që do t’i zhvasëë”, tha ai.

Lajme te lidhura

spot_img