BallinaLAJMEMaqedoniTë rinjtë deri në 23 vjeç do të marrin 3.000 denarë në...

Të rinjtë deri në 23 vjeç do të marrin 3.000 denarë në muaj, këto janë kriteret

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar zbatimin e masës “shtesa rinore”, përmes së cilës të rinjtë deri në moshën 23-vjeçare do të përfitojnë mbështetje financiare mujore prej 3.000 denarësh, me qëllim të stimulimit të punësimit në sektorin e prodhimit.

Masa u dedikohet të rinjve që tashmë janë të punësuar ose që do të krijojnë marrëdhënie pune në kompani me veprimtari prodhuese. Një nga kushtet kryesore për përfitim është që aplikuesit të kenë të përfunduar të paktën arsimin e mesëm.

Sipas institucioneve kompetente, kjo politikë synon të rrisë interesimin e të rinjve për profesionet prodhuese dhe teknike, duke kontribuar njëkohësisht në përmirësimin e standardit jetësor të atyre që hyjnë herët në tregun e punës.

Nga Qeveria theksojnë se masa tashmë ka përfshirë mijëra të rinj gjatë viteve të fundit dhe se do të vazhdojë të zbatohet edhe në periudhën e ardhshme, si pjesë e politikave për mbajtjen e të rinjve në vend dhe zvogëlimin e mungesës së fuqisë punëtore në industri.

Lajme te lidhura

spot_img