BallinaLAJMEMaqedoniSiljanovska shkarkoi nga detyra 8 ambasadorë

Siljanovska shkarkoi nga detyra 8 ambasadorë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nënshkroi dekretet me të cilat shkarkohen nga detyra tetë ambasadorë, pasi ata u emëruan në këto pozita pa përmbushur obligimin ligjor para trupit të punës së Kuvendit, njoftojnë nga kabineti i presidentes.

PRESIDENCA

Ambasadorët që emërohen ligjërisht janë të detyruar që, para se të emërohen, të paraqesin pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet me shtetin dhe misionin ose organizatën ndërkombëtare para trupit të punës të Kuvendit që është kompetent për politikat e jashtme, ndërsa tetë nga nëntë të shkarkuarit nuk e kanë bërë këtë”.

Nga kabineti i Siljanovskës sqarojnë se një ambasadore është shkarkuar sipas procedurës së rregullt për shkak të përfundimit të mandatit.

Sipas dekretëve të miratuara, shkarkohen:

– Jakup Rexhepi nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, me seli në Sarajevë;

– Xhenk Sejfula nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Mbretërinë e Suedisë, me seli në Stokholm;

– Metodija Belevski nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Mbretërinë e Belgjikës dhe nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm për Madherinë e Dukatës së Luksemburgut, me seli në Bruksel;

– Agneza Rusi Popovska nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Republikën e Bullgarisë, me seli në Sofje;

– Emil Krsteski nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Republikën Çeke, me seli në Pragë;

– Pajo Aviroviq nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm dhe shefi i Misionit të Përhershëm pranë Organizatave Ndërkombëtare, me seli në Vjenë;

– Zeqir Ramçiloviq nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Malin e Zi, me seli në Podgoricë; dhe

– Katerina Stavreska nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, me seli në Londër.

Gjithashtu, presidentja Siljanovska-Davkova miratoi Dekretin për shkarkimin në procedurë të rregullt të Svetllana Gelevës nga detyra e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të dërguarit të posaçëm dhe përfaqësuesi i Përhershëm pranë Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg, për shkak të përfundimit të mandatit.

Sipas dekretëve të miratuara, detyra e ambasadorëve do të përfundojë më 30 prill 2025.

Lajme te lidhura

spot_img