BallinaLAJMEMaqedoniShasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe...

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Gjatë takimit, Shasivari theksoi se ka kërkuar mbështetje amerikane për avancimin e legjislacionit penal përmes shkëmbimit të përvojave dhe angazhimit të ekspertëve juridikë.

“Nga diplomatja amerikane kërkova që në periudhën e ardhshme të mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i ndihmës nga ekspertë juridikë të ShBA-së në fushën e legjislacionit penal”, ka shkruar Shasivari.

Ai shtoi se e ka falënderuar diplomaten amerikane për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së, ndërsa të dy palët kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes ekspertizës dhe projekteve të përbashkëta në fushën e drejtësisë.

Lajme te lidhura

spot_img