BallinaLAJMEMaqedoniSë paku 50 të vdekur nga zjarri në një diskotekë në Koçan...

Së paku 50 të vdekur nga zjarri në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë

Së paku 50 veta kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri mbrëmë në diskotekën “Pulse” në qytetin lindor të Koçanit.

MPB theksoi për agjencinë MIA se Ende nuk dihet numri i të plagosurve dhe është ende duke u përcaktuar.

Disa nga të plagosurit janë transferuar në klinikat e Shtipit dhe Shkupit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare se si ka rënë zjarri dhe cilat janë shkaqet, përcjell INA.

Siç raportojnë mediat vendase, shkak për përhapjen e flakëve në diskotekë ka qenë përdorimi i mjeteve piroteknike, performanca e grupit maqedonas ADN. Në momentin e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, diskoteka ishte e mbushur plot me njerëz.

Mediat lokale raportojnë se pas shpërthimit të zjarrit kanë mbërritur një numër i madh i zjarrfikësve, ambulancave dhe ambulancave dhe prania e policisë.

Mëngjesin e sotëm, të pranishmit para diskotekës në Koçan janë duke kërkuar dëshpërimisht më të dashurit e tyre. Kërkojnë informacion sepse askush nuk e di nëse janë gjallë apo të vdekur.

Lajme te lidhura

spot_img