Në kuadër të vizitës në Uashington, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi shteti ka një plan të qartë në lidhje me detyrimet si anëtare e NATO-s, përfshirë rritjen graduale të fondeve për mbrojtjen, por edhe investimet në infrastrukturën strategjike, autostrada, hekurudha dhe sisteme të transmetimit të energjisë. Si një nga sfidat e rëndësishme për të ardhmen, Mickoski veçoi edhe sigurinë kibernetike. Kryeministri në Këshillin Antlantik foli edhe për projektet infrastrukturore, duke theksuar rëndësinë e Korridoreve 8 dhe 10. Sa i përket integrimit evropian, Mickoski tha se Maqedonia mbetet plotësisht e përkushtuar për anëtarësim në BE, por se procesi duhet të bazohet në reforma dhe merita, në vend të hapjes së vazhdueshme të çështjeve të reja bilaterale. Mickoski theksoi se Qeveria do të vazhdojë të bisedojë me partnerët evropianë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sfidat me të cilat përballet vendi dhe se Maqedonia nuk do të izolohet apo të tërhiqet nga bisedimet.
“Mund ta kuptoj rregullin e Bashkimit Evropian, të bazuar në unanimitet, e kuptoj këtë, ky është parim dhe me siguri të gjitha vendet anëtare do të kenë mesazhin e njëjtë. Por duke parasysh se në të kaluar ne ndryshuam flamurin, kushtetutën disa here, emrin kushtetues, dhe çdoherë mesazhet e tilla shikoni ju duhet ta bëni këtë dhe kjo është e fundit dhe nuk do të ketë më tjetër para jush, ne kemi dëgjuar, por për fat të keq ne jemi në vendin e njëjtë ku ishim para 26 vitesh. Tani po themi, shikoni ne kemi propozim dhe çfarë thotë propozimi ynë, t’i mbarojmë ndryshimet tani në Kuvend, por ndryshimet do të efektuohen kur të mbarojmë negociatat dhe kur parlamentet e të gjitha vendeve anëtare do ta ratifikojnë protokollin. Kjo është garanci se nuk do të ketë kërkesa shtesë dhe se kjo është e fundit”. – Hristijan Mickoski, Kryeministër.



