BallinaLAJMEMaqedoniRrezik nga temperaturat e larta nga 20 deri 24 korrik, ministria del...

Rrezik nga temperaturat e larta nga 20 deri 24 korrik, ministria del me rekomandime

Qëndrimi në hapësira të mbyllura, freskimi i hapësirës, veçanërisht në periudhën prej orës 11 deri orën17, pirja e mjaftueshme e lëngjeve, shmangia e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshja e rrobave të lehta, veshje me ngjyrë të hapur dhe përdorim mbrojtësesh për kokën dhe sytë, shmangia e aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës, duke i kushtuar vëmendje fëmijëve, personave të moshuar, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna, të anulohen aktivitetet në natyrë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës dhe të sigurohen kushte mikroklimatike (dhoma të ftohta me temperatura deri në 25 gradë Celsius) në vendin e punës dhe në shtëpi, ndërsa në rast të simptomave të tilla si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose puls të shpejtë, të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.

Këto janë rekomandimet për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta të cilat sot i kumtoi Ministria e Shëndetësisë në përputhje me parashikimin e fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për periudhën nga 20 deri më 24 korrik, kur pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore të cilat në disa vende mund të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Nga Ministria theksojnë se po ndjekin nga afër situatën në baza ditore dhe do të veprojnë në përputhje me vlerësimet dhe nevojat.

Lajme te lidhura

spot_img