BallinaLAJMEMaqedoniReshje shiu pasdite, nga nesër temperaturat mbi mesataren

Reshje shiu pasdite, nga nesër temperaturat mbi mesataren

Sot,  në Maqedoni pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Nga nesër temperaturat do të rriten dhe do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Gjatë mëngjesit, në disa lugina do të ketë kushte për mjegull, ndërsa pasdite dhe në fund të ditës priten reshje lokale shiu, herë pas here. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 1 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite pritet shi i herëpashershëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të zbresë në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, me intensitet të ndryshueshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga jugu, ndërsa nga e mërkura herë pas here do të jetë shumë e fuqishme, me shpejtësi mbi 60 km/h, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.

Lajme te lidhura

spot_img