Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 14 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.



