BallinaLAJMEMaqedoni“Qyteti i Sigurt” vazhdon me njoftime elektronike, MPB shton verifikimin

“Qyteti i Sigurt” vazhdon me njoftime elektronike, MPB shton verifikimin

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një ndryshim të ri në procedurat për regjistrimin e automjeteve, me qëllim shmangien e gabimeve dhe rritjen e sigurisë në komunikim me qytetarët.

“Me këtë risi, gjatë regjistrimit të automjeteve në stacionet e kontrollit teknik ose në shërbimet administrative, pasi pronari i automjetit në sportelin e MPB-së lë numrin e tij të telefonit dhe adresën elektronike, ai merr një mesazh me kod verifikimi në telefonin dhe në email-in e tij, si konfirmim se të dhënat që i ka lënë janë personalisht të tijat.”, tha; Ajnur Bafqari, gazetare.

Kjo do të thotë se çdo pronar automjeti duhet personalisht të konfirmojë kontaktet e tij, përpara se të përfundojë procesi i regjistrimit.

“Qëllimi është të shmangen gabimet në dërgimin e sanksioneve nga ‘Qyteti i Sigurt’, të cilat do të vazhdojnë të dërgohen me SMS dhe email.” thanë nga MPB

Pra, gjobat dhe njoftimet nga sistemi “Qytet i Sigurt” do të vazhdojnë të shpërndahen në mënyrë elektronike. Por, ky ndryshim pritet të reduktojë rastet kur qytetarët ankohen se nuk kanë marrë njoftimet, apo se ato janë dërguar në kontakte të gabuara.

Lajme te lidhura

spot_img