Qeveria po përgatit masa të reja. Po shqyrtohet heqja e TVSH-së për ushqimin dhe ndërhyrje te akcizat e karburanteve. Për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe paqëndrueshmërisë në bursat botërore pas konfliktit në Lindjen e Mesme, Qeveria paralajmëron gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në dispozicion kanë mundësinë që TVSH-ja të ulet nga 5% në 0%.



