Ndërkohë Prokuroria ka njoftuar se zgjerimi i hetimit për tragjedinë në Koçan përfshin 19 persona të tjerë. Sipas njoftimit të Prokurorisë që të gjithë dyshohen për vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme.
Në mesin e të dyshuarve të rinj janë inspektorë të autorizuar ndërtimi në komunën e Koçanit, drejtorë dhe inspektor i përgjithshëm i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra të Ekonomisë, sekretarë shtetëror dhe persona të tjerë zyrtar nga kjo ministri, si dhe inspektorë të Inspektoratit të Tregut”, thekson Prokuroria.
Prokuroria ka njoftuar se në Gjykatën Themelore të Koçanit do të parashtrojë propozime për caktimin e masës së sigurimit të pranisë së të gjithë të dyshuarve të rinj. Me zgjerimin e hetimit deri në këtë moment, Prokuroria e Koçanit lidhur me zjarrin ka ngritur procedurë hetimore në total ndaj 45 personave fizikë dhe 3 juridikë.
Njëri prej tyre pas hapjes së procedurës ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, dhe për këtë qëllim procedura ndaj tij ndërpritet.



