Pesë grupe inspektuese janë aktivisht në terren që nga sot dhe po kryejnë inspektime në objektet që janë të destinuara për festa dhe tubime të mëdha, siç ishte njoftuar më herët, njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, në konferencën e saj të sotme për shtyp.
Ajo shtoi se nga sot pesë grupe inspektuese janë aktivisht në terren dhe po bëjnë inspektime në objektet që janë të dedikuara për festa dhe tubime të mëdha, siç ishte njoftuar. Këto inspektime, siç tha ajo, janë të përqendruara në verifikimin e kushteve minimale teknike që kërkon ligji.
„Në ditët në vijim presim një raport të ri nga kjo kontrollë, i cili do të ofrojë një pasqyrë më të qartë mbi nivelet e përputhshmërisë dhe të gjitha masat korrigjuese që duhet të merren.
Nuk do të lejojmë ligjshmëri të dobët ose standarte të dyfishta dhe do të vazhdojmë të forcojmë efikasitetin institucional me qëllim që të sigurojmë që rregullat të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë. Publiku meriton siguri, drejtësi dhe institucione që shërbejnë për të, e jo anasjelltas.
Ne mbetemi të përkushtuar për këtë mision dhe për rezultatet nga përpjekjet tona, për gjetjet dhe aktivitetet që janë ndërmarrë si pjesë e këtij procesi do t’ju informojmë rregullisht“, theksoi Miteva.



