BallinaLAJMEMaqedoniPadi për shtetasin e Maqedonisë, shkoi në Rusi për të luftuar kundër...

Padi për shtetasin e Maqedonisë, shkoi në Rusi për të luftuar kundër Ukrainës

Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda – Sektori për Luftën kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, kanë proceduar një rast dhe dje (29 nëntor) kanë bërë kallëzim penal kundër J.K. shtetas maqedonas, për veprën penale “Pjesëmarrje në formacione të huaja ushtarake, policore, paraushtarake apo parapolicore” (neni 322-a paragrafi 3 c.c neni 19) të KP.
I akuzuari pasi kishte lexuar më parë material propagandues me thirrje për të shërbyer në një ushtri të huaj, polici, formacione paraushtarake apo parapolicie për nevojat e Federatës Ruse, nëpërmjet një platforme komunikimi në internet ka rënë në kontakt me një person mashkull N.N. i cili i është prezantuar veten si përfaqësues i ushtrisë ruse për të rekrutuar ushtarë për shërbim në ushtrinë ruse për një kompensim monetar prej 3000 euro, shkruan portali Lideri.mk. Duke shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar një detashmenti të sapoformuar në kuadrin e ushtrisë ruse që synonte të luftonte në frontet ushtarake në Ukrainë, aplikanti u nis më 05.10.2024 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nëpërmjet Beogradit për në Moskë, Federata Ruse.
Pasi mësohet se më datë 11.10.2024, J.K do të kthehet në Maqedoni, janë marrë masa taktike operative dhe pas mbërritjes së tij në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është zhvilluar një bisedë me të, në të cilën ka sqaruar mënyrën se si ka shkuar në Federatën Ruse ku ka qëndruar për një javë në përpjekje për të marë detyrë si ushtar në ushtrinë ruse. Ai ka rrëfuer se pas arritjes në Moskë, është vendosur së bashku me tre shtetas të tjerë të huaj dhe u njoftua se duhej të dorëzonte pasaportën për rregullimin e dokumentacionit dhe pas një kontrolli mjekësor do të nënshkruante një kontratë për të punuar në ushtrisë ruse dhe do të dërgohej në një kamp ku do të stërvitej për të luftuar në Ukrainë.
Në koordinim me Prokurorin Publik të Prokurorisë Publike, të akuzuarit i janë sekuestruar disa sende dhe dokumentacion, mbi të cilat është kryer ekspertiza dhe analiza mjeko-ligjore, shkruan Lideri.mk.
Në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, më datë 29.11.2024 është kryer kontrolli në banesë dhe në ambiente të tjera të personit J.K./Lideri

Lajme te lidhura

spot_img